Premier Liga është në një fazë të zjarrtë ku luhet për gjithçka. Por, lufta e titullit është ajo që deri tani po tërheqë vëmendjen.

Man City dhe Liverpooli kanë një garë, e cila padyshim do të nxjerrë fituesin në javën e fundit.

85 pikët për Liverpoolin dhe 84 për Cityn me një ndeshje më pak, tregojnë më së miri, situatën në këtë sezon.

Sir Alex Ferguson është i bindur se titulli këtë sezon do t’i shkojë Liverpoolit. Këtë gjë Ferguson nuk e ka thënë publikisht, por ia ka treguar lojtarit të Burnley, Phil Bardsley, i cili ka dhënë një intervistë për mediat britanike.

Ish-trajneri legjendar mendon se City do të lërë pikë në dy ndeshjet e vështira që ka me Tottenhamin dhe me United në transfertë.


Previous Next