Anësori i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, i ka përgënjeshtruar njoftimet se mund ta veshë fanellën e Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.

20-vjeçari shkëlqyer të dielën në Parc des Princes duke shënuar het-trik ndaj ish-skuadrës së tij, Monaco, me ç’rast PSG u shpall kampion i Francës.


Qe një kohë është duke u spekuluar se francezi mund ta vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu, ndërsa me kthimin e Zinedine Zidane, këto thashetheme janë shtuar.

“Jam këtu, jam pjesë e projektit. Është gjë e mirë për Real Madridit që Zizu ndodhet atje, por unë do t’i shikoj vetëm si një admirues”, ka thënë Mbappe për Canal Plus.

Me het-trikun e të dielës, ai është bërë lojtari i parë nga Ligue 1 që shënon 30 gola brenda një sezoni që nga koha e Jean-Pierre Papin në sezonin 1989/1990.


Previous Next