Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka qartësuar edhe njëherë qëndrimet e tij rreth të ardhmes.
Ylli kroat ka bërë të ditur se nuk dëshiron të jetë askund tjetër përveç ‘Camp Nou’.
Këtë ai e ka bërë të ditur për skuadrën e tij, Barcelonën, si dhe për ata që po shfaqin interesim të madh, si Manchester United, Juventus, Paris Saint Germain e Inter.
31 vjeçari nuk po e sheh karrierën e tij jashtë ‘monumentit’ ‘Camp Nou’, ku ai ka bërë karrierë të mirë viteve të fundit.
“Unë nuk dua të shkoj diku tjetër. Shpresoj se klubi, presidenti, trajneri dhe tifozët kanë dëshirën e njëjtë si unë” ka thënë Rakitic, transmeton lajmi.net.
“Shpresoj që ata të ma thonë të qëndrojë këtu edhe për tri vite të tjera” ka shtuar kroati.
“Do të doja të kem mundësinë që të vazhdoj për tri vite të tjera në kontratën time dhe të jem këtu. Çdo gjë mund të ndodh në futboll, por unë jam shumë i qetë për këtë” ka thënë ndër të tjerash Rakitic.
Kontrata aktuale e Ivan Rakitic skadon në vitin 2021. Mbetet të shihet nëse në fund të sezonit skuadra do t’i ofrojë rinovimin.