Leo Mesi tregoi edhe një herë tjetër mbrëmjen e djeshme se jo më kot konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë, duke realizuar një dygolësh me vlera kualifikimi për katalanasit.

Në përfundim të takimit, Messi ka folur për mediat duke e pranuar se eliminimi i sezonit të kaluar ndaj Romës, i ka dhënë jo pak leksione katalanasve.


Eliminimi i Juventusit nga Champions, në rrjet plasin talljet me meme‘Nipërit e Johan Krojf’, fraza që përmbledh futbollin mahnitës të Ajaksit

Sakaq, ai ka folur edhe në lidhjen me gjysmëfinalen ku përballë do të ketë fituesin e çiftit Porto-Liverpul ku me shumë gjasa do të jenë anglezët përballë. Mesi tha se nuk ka preferenca, ndërkohë që heziton të flasë për tripletën këtë sezon.

“E dinim që do të ishte e komplikuar dhe duhet të jepnim më shumë se sa dhamë ndeshjen e parë. Në fillim morëm leksione nga eksperienca që kishim vjet me Romën dhe duhet të jepnim gjithçka pasi në Champions është e vështirë. Jemi të lumtur dhe e dimë që do të jetë e vështirë qoftë me Porton, apo me Liverpulin.

Nuk kam asnjë preferencë pasi është gjysmëfinale dhe cilido ekip që të mbërrijë aty, do të jetë me meritë. Nuk po mendojmë as për tripletën pasi duhet të marrim gjithçka hap pas hapi dhe të fitojmë sa më shpejtë kampionatin, për të menduar më pas Championsin”, tha Messi.


Previous Next