Vakia e futbolli është unik, e vërtetojnë disa “perla” që i dhuron shpesh në fushat tona.

Madje, një situatë komike ndodhi dje në një prej ndeshjeve të elitës së futbollit kosovar.

Bëhet fjalë për kryendeshjen e fundjavës, Llapi-Drita.


Në video shihet një prej futbollistëve zëvendësues të Dritës shihet duke ngrënë fara në mes të fushës.

Në vend se të kryejë nxemjet, për cka dalin në fushë rezervistët në kohën e pauzës, lojtari në fjalë hante fara.

Sigurisht kjo nuk i ka ikur një prej shumë shikuesve që ishin në “Zahir Pajaziti”.

Previous Next