Suksesi i Granit Xhakës në Premierligë ka shërbyer si shembull për sukseset që mund t’i arrijnë refugjatët. Kjo gjë ka ndikuar që klubet e futbollit në Angli të ofrojnë mbështetje rekorde këtë vit për refugjatët.
Babai i Granit Xhakës i kaloi më shumë se tre vjet si i b*urgosur politik në Jugosllavi, para se të shpërngulej bashkë me familje në Zvicër, transmeton Gazeta Express.
Iniciati.va “Futbolli ju mirëpret” i Amnesty International ka marrë mbështetje rekorde këtë fundjavë. Më shumë se 160 klube futbolli në Angli kanë premtuar ta mbështesin këtë kampanjë, e cila ka të bëjë me mirënjohjen e kontributit të futbollistëve refugjatë.
Klube të futbollit nga Anglia, Skocia dhe Uellsi u dhanë refugjatëve dhe azilantëve bileta falas për ndeshjet e këtij sezoni, si dhe për vizita të ndryshme në stadiume e takime me lojtarët.
Përveç rastit të Granit Xhakës, futbollistë si Dejan Lovren i Liverpoolit, Christian Benteke i Crystal Palace, ish-lojtari i Manchester Cityt, Nadia Nadim, kanë lënë gjurmë në futbollin anglez. Pikërisht këta lojtarë kanë ndikuar që klubet e futbollit të jenë më pranuar ndaj refugjatëve.
“Është e qartë të futbolli është forcë e madhe për të mirën, i sjell njerëzit së bashku dhe ofron një lloj ndjenjë përkatësie. Jemi të kënaqur që këtë vit kemi pasur kaq shumë klube që kanë ofruar mbështetje”, ka thënë Naomi Westland, drejtuese e këtij programi.
“Shumë njerëz identifikohen me futbollin, pavarësisht se nga vijnë dhe pavarësisht prapavijës që e kanë. Për këtë arsye ndihem kaq mirë kur e shoh komunitetin e futbollit duke u bërë bashkë për një fundjavë, për t’i mirëpritur refugjatët”.