Ka përfunduar derbi i Premierligës në mes të Manchester United dhe Chelseas.

Manchester United dhe Chelsea janë ndarë në paqe, në përballjen e tyre në kuadër të javës së 36-të në Premierligës.

‘Djajtë e Kuq’ dhe Blutë e Londrës kanë marrë nga një pikë, pasi ndeshja përfundoi, 1:1.


Manchester United kaloi fillimisht në epërsi, pasi Juan Mata shënoi në minutën e 11′-të.

Por, Chelsea u rikthye në lojë qysh në pjesën e parë, duke e barazuar rezultatin me anë të Marcos Alonsos (43′).

Pas xhiros së 36-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 68 pikë, ndërsa Manchester United në të gjashtin me 65 sosh.

Previous Next