Manchester United është turpëruar në javën e 35-të në Premierligë.

Everton e ka mposhtur 4 me 0 Manchester Unitedin në kuadër të Premierligës.

Golin e parë për ‘Toffes’ e shënoi Richarlisson në minutën e 13’-të, ndërsa Sigurdsson e dyfishoi epërsinë në të 28’-in.


Pjesa e dytë për Manchester Unitedin filloi edhe më keq, pasi Everton shënoi edhe dy gola të tjerë.

Lucas Digne shënoi golin e tretë në minutën e 56’-të, ndërsa fitoren e vulosi Theo Walcott (64’).

Pas xhiros së 35-të, Manchester United është në vendin e gjashtë me 64 pikë, ndërsa Everton në të shtatin me 49 sosh.



Previous Next