Mauricio Pochettino ka zbuluar se gëzimi më i madh i tij si trajner ka qenë në kohën kur ka shpëtuar Espanyolin të mos largohej nga La Liga, dhe jo triumfi i pabesueshëm i Tottenham Hotspur ndaj Manchester Cityt.
Trajneri argjentinas udhëhoqi Spurs drejt kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Manchester Cityn të mërkurën mbrëma në ‘Etihad Stadium’.
Tottenham edhe pse u mposht 4:3 në ndeshjen e kthimit, ata arritën të kalojnë tutje falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë.
“Gëzimi im më i madh si trajner ishte në Almeria kur shpëtuam nga rënia, për shkak rëndësisë që kishte për gjithë familjen Espanyol”, ka deklaruar Pochettino.
Por, trajneri i Tottenham nuk ka fshehur edhe gëzimin për suksesin ndaj Manchester Cityt në ‘Etihad Stadium’, duke e cilësuar si të veçantë.