Roy Keane nuk përmbahet më. Përpara pak ditësh e bëri Gary Neville, tani është radha e një tjetër legjende me Manchester United. Ai është fokusuar sidomos te një futbollist, i cili u mor për lider, por që deri tani ka zhgënjyer totalisht.


"Nuk besoj te asgjë që ai thotë. Nuk ka asnjë mesazh pas fjalëve të tij. As ai vetë nuk i beson ato që deklaron... Flet për të qenë një shok i mirë skuadre, por atëherë pse nuk kthehet të ndihmojë shokët e ekipit duke mbrojtur?! Djaloshi ka talent, por i njëjti diskutim është gjithmonë. Dhe e kam humbur llogarinë se sa herë ka vrapuar ose thjesht është kthyer në mbrojtje".

"Ai flet për gjuhën e trupit, por më pas është i pari që ngre duart lart. Eshtë problem i madh për United. Nga ajo që shoh, nuk është futbollist që udhëheq shokët dhe jep shembullin.

Nuk e kam idenë se si stërvitet dhe se si sillet gjatë udhëtimeve me ekipin, por flas për atë që shoh. Në intervista nxjerr në pah gjuhën e trupit dhe krenarinë, por janë gjëra që nuk i shoh në fushë te ai. Dhe, sytë e mi nuk gënjejnë".



Previous Next