Do të përfitojë 1 milionë euro nga një kontratë sponsorizimi, edhe pse është vetëm 14-vjeç. Rasti i rrallë vjen nga Gjermania, më konkretisht bëhet fjalë për talentin premtues të Borussias së Dortmundit, Youssoufa Moukoko, që ka nënshkruar me firmën e njohur të veshjeve sportive, Nike.


Sipas prestigjiozes “Bild”, sulmuesi i ri ka rënë në sy në ekipet zinxhir të Dortmundit, duke shënuar plot 36 gola në 21 ndeshje me U-17, edhe pse është të paktën dy vite më i vogël se bashkëmoshatarët e tij.

Mrekullitë e tij në fushë kanë bërë të mundur që të nënshkruajë me këtë sponsor të fuqishëm, që shumë adoleshentë vetëm mund ta ëndërrojnë.

Moukoko, zbulon më tej “Bild”, do të përfitojë fillimisht 1 milion euro, shumë që mund të shkojë deri 10 milionë në varësi të zhvillimit të karrierës së tij. Bonuset do të hynin në lojë vetëm nëse do do të debutojë në Bundesligë.

Në bazë të rregullave të Bundesligës, Moukoko nuk mund të luajë me ekipin e parë pa mbushur 16-vjeç, pra jo para nëntorit të 2020-ës.

14-vjeçari, i lindur në Kamerun, iu bashkua Dortmundit në vitin 2016 nga St. Pauli, klubi i i dytë i Hamburgut. Ai ka debutuar në përfaqësuesen U-16 të Gjermanisë në moshën 12-vjeçare, duke shënuar tre gola në 4 sfida, por edhe nuk është bërë pjesë e U-17.


Previous Next