Përballja në mes të Liverpoolit dhe Tottenhamit në këtë fundjavë që shkoi ka prodhuar disa momente befasuese.

Liverpool fitoi 2 me 1 ndaj Tottenhamit në javën e 32-të në Premierligë, por që kishte disa momente që ishin për tu shokuar.


Gjersa të kuqtë po e festonin golin e dytë ndaj Spurs, kamera ka kapur një person afër stolit të tyre, përcjell lajmi.net.

Ishte një njeri që po e kishte të veshur një jakne zyrtare të Premierligës, e që la të kuptohej se ai ishte zyrtar i ligës.

Por, momenti më shokues ishte festimi i tij në momentin kur u shënua goli i dytë, e që ka lënë të shokuar shumë futbolldashës në Angli.

Tifozët kanë mbetur të habitur, duke pyetur nëse zyrtarët e Premierligës e duan me çdo kusht triumfin e Liverpoolit në Premierligë.



Previous Next