Rrahmani ka shënuar tjetër gol në Ligën e Kroacisë.
Jemi mësuar gjithmonë ta shohim duke shënuar pothuajse shumicën e golave me kokë, por Amir Rrahmani mund të shënojë edhe në mënyra tjera, madje madje, edhe gola të çmendur.
I tillë është edhe i fundit që ka shënuar në Kroaci.
Ai zhbllokoi rezultatin në ndeshjen Dinamo Zagreb – NK Lokomotiva, duke shënuar një gol shumë të bukur pas disa lëvizjeve fantastike që bëri, sfidë të cilën e fituan vendasit 3-0.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës nuk e festoi golin, në shenj respekti për ish-skuadrën.