Skuadra e Barcelonës ka siguruar edhe një tjetër lojtar premtues nga liga holandeze, Eredevisie.

Mesfushori i Groningen, Ludovit Reis, është pajtuar për një kalim tek Barcelona, siç ka konfirmuar agjenti i lojtarit, shkruan ‘Goal’.


Drejtuesit e skuadrës nga ‘Camp Nou’ kanë ndjekur 19 vjeçarin që nga muaji shtator, për ta kapur atë së fundmi, pas marrëveshjes me skuadrën holandeze.

Agjenti i lojtarit, Alexande Bursac, ka konfirmuar se gjithçka është vendosur për transferimin e klientit të tij.

“Skuadrat janë marrë vesh. Ludovit është i pajtimit me këtë, sigurisht. Një top transferim. Ne do të mësojmë këtë vikend se kur do të fluturojmë drejt Barcelonës për të kompletuar gjithçka” ka thënë agjenti.

“Ne akoma duhet të presim për detajet, por ne duam që krye trajneri të shoh Ludovitin tek punon, kështu që ai do të impresionohet nga nivelet e tij” ka thënë ndër të tjerash Bursac.

Ky është transferimi i dytë i Barcës nga liga e Holandës, pasi më parë kanë arritur marrëveshje me Frenkie de Jong dhe njësoj pritet të bëjnë edhe me Matthijs De Ligt.



Previous Next