Skuadra e Bayern Munich ka vulosur edhe një herë dominimin e saj në Gjermani, duke fituar pas Bundesligës edhe Kupën e Gjermanisë.

Në finalen e Kupës, skuadra e udhëhequr nga Niko Kovac arriti që të fitonte me rezultatin 0:2, kundër Leipzig.


Rezultati në këtë ndeshje u zhbllokua nga bomberi polak, Robert Lewandowski, i cili shënoi në minutën e 29’ të takimit.

Pjesa e parë u mbyll me golin e vetëm të shënuar nga ai, për të vazhduar pastaj me pjesën e dytë që tregoi edhe dy gola të tjerë.

Ishte minuta e 78’ ajo që vendosi fituesin e takimit final, pasi Kingsley Coman realizoi për të dyfishuar epërsinë e kampionëve.

Rezultatin final e vendosi Lewandowski, duke vulosur edhe sezonin e tij të mrekullueshëm, me golin që shënoi në minutën e 85’.

Kështu Bayern fiton titullin e dytë këtë edicion, i cili është i dyti brenda kufijve të Gjermanisë, duke vulosur dominimin në vend.



Previous Next