Klubi londinez ka pranuar dëshirën e lojtarit për t’u larguar në verë.
Chelsea nuk do ta ndalojë Eden Hazardin që të largohet nga skuadra gjatë afatit kalimtar veror.
Në fakt ndeshja e fundit e belgut me “Blutë”, do të jetë ajo e finales së Ligës së Evropës që luhet më 29 maj ndaj Arsenalit.
Më pas Hazard do të përshëndetet me klubin dhe do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.
Destinacioni i radhës për Hazard është Real Madridi, klub që pritet të paguajë 100 milionë euro për transferimin e belgut.
Vetë Hazard disa herë e ka përsëritur dëshirën e tij për të luajtur me Realin dhe këtë herë ëndrra e tij do të bëhet realitet.