UEFA edhe një herë dëshiron t’i bëjë disa ndryshime në rregulloren e Ligës së kampionëve, që mund të hyjnë në fuqi qysh në finalen në mes të Tottenhamit dhe Liverpoolit që zhvillohet më 1 qershor në Madrid.


Me ndryshimet që do të ndodhin që nga prekja me dore dhe penalltitë në sezonin e ri, ka disa zëra që bëjnë të ditur se ndryshime mund të ketë edhe në zëvendësimet e lojtarëve gjatë ndeshjes.

Sa zëvendësime mund t’i bëni në një ndeshje të Ligës së Kampionëve?

Zyrtarë të UEFA-s janë duke punuar që gjërat në një ndeshje të kompeticionit më të madh në Evropë për klube të bëhet më e thjeshtë dhe më e qartë edhe për tifozët.

Shtëpia e futbollit evropian dëshiron t’i ndryshojë disa rregulla si loja me dorë, muri i gjallë, loja e qëllimshme për ta humbur kohën apo edhe numri i kartonëve.

UEFA po mendon që ta ndryshojë rregullin e zëvendësimeve, duke i lejuar një skuadre katër zëvendësime gjatë kohës së rregullt.

Zëvendësimet që do të kryen nga skuadrat, lojtari më nuk ka të drejt të humbet kohën duke shkuar në qendrën fushës për tu larguar, por në vijën anësore që e ka më afër.


Previous Next