Matthijs De Ligt edhe pse në moshë fare të re, është kthyer në liderin e Ajaxit në sukseset e njëpasnjëshme që po arrin në këtë sezon.
Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Tottenhamit, mbrojtësi holandez u bë kapiteni më i ri në historinë e Champions League që luan në fazën e gjysmëfinaleve.
Vetëm 19 vjeç e 261 ditë, De Ligt udhëhoqi skuadrën drejt fitores në transfertën londineze.
Edhe në faqen zyrtare të FIFA-s, publikohet fakti që De Ligt bëhet kapiteni më i ri i gjysmëfinaleve të Championsit.
Talenti holandez ka mundësinë për të shkuar në finale dhe për ta vendosur edhe aty rekordin e tij, që më parë deri në gjysmëfinale mbahej nga Cesc Fabregas.