Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka ironizuar me ofertën që klubi I Interit ka bërë drejt tij.
Duke folur përpara ndeshjes me Liverpoolin, mesfushori kroat nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetarëve.
Rakitic konfirmoi besnikërinë ndaj ‘Blaugranasve’, duke thënë se nuk e ka ndërmend largimin.
‘’Vetëm nëse klubi ma kërkon të largohem, ndryshe nuk largohem nga këtu. Jam shumë i lumtur këtu, po kaloj çaste të mira me shokët e skuadrës’’.
‘’Interi? Më mirë askund se sa aty (qesh)’’, përfundoi mesfushori fantasist i Barçës.
Kujtojmë se Interi kërkoi edhe transferimin e kroatit tjetër, Luka Modric në verë, por mori përgjigje negative nga Reali.