Sulmuesi i Atletico Madrid dukej i vendosur për t’iu bashkuar Barcelonës këtë muaj, kur përmes një video njoftoi se po largohet nga skuadra nga Madridi pas pesë viteve qëndrim.
Sport.es njofton se Antoine Griezmann nuk ka vend te Barcelona, me lojtarët kryesor si Gerard Pique dhe Lionel Messi, të cilët besohet të jenë deklaruar kundër transferimit të 28 vjeçarit në Kataloni, përcjell ‘lajmi.net’.
Reprezentuesit francez tani i mbetet të bisedojë me agjentin e tij dhe skuadrën e Atletico Madrid për të definuar të ardhmen.
Raportohet se një ofertë e mirë për Griezmann do të vijë nga Premierliga, saktësisht nga skuadra e Manchester United.