Një ngj.arje mjaft e rëndë, e regjistruar në Angli. Shtatë të rinj janë shpallur fajtorë për ekz.ekutimin e një shqiptari në Londër. Edmond Jonuzi, 35 vjeç, h.umbi jetën gjatë një sul-mi me thi-kë më 9 Maj të 2019-s në afërsi të stacionit të metrosë Turnpike Lake.
Ai njihej gjithashtu me emrin Edmond Preci. I riu ishte së bashku me vëllain, Eraldi Preci, i cili gjatë su.lmit pësoi dë.mtime të rënda në ka.fkë. Gjykata vendosi të martën se Bilal Mumin, 20 vjeç, është fajtor për vrasjen e 35-vjeçarit. Ndërkohë, gjashtë të rinj të tjerë janë shpallur fajtorë për dhunë.
Ata janë Saydomar Mohammed, 21 vjeç; Tenzin Massiah, 23 vjeç; Abdul Mohamed, 22 vjeç; Ismail Mohammed, 21 vjeç; Eldar Iliazi, 21 vjeç dhe Rayan Saleh. Policia është shprehur se të rinjtë përpara vr.asjes së Jonuzit e kishin shpenzuar ditën përreth zonës Common Duckett-s duke pirë, duke u zë .në dhe duke u përfshirë në sjellje an ti-sociale. Ata e njihnin njëri tjetrin dhe ishin të përfshirë në tr.afik dr.oge.
Gjykata dëgjoi të martën se ata ndiheshin “Zotat” e zonës.
Ndërkohë 35-vjeçari Edmond Jonuzi dhe vëllai i tij Eraldi mësohet se ishin kërc.ënuar nga një anëtar pasi po ktheheshin nga një darkë me kushërinjtë e tyre. Pas kësaj nisi një sherr i f.uqishëm, ku u përfshinë të gjithë anëtarët e bandës dhe dy shqiptarët.
Për shkak të su.lmit Jonuzi humbi jetën pasi pësoi 19 plagë në trup dhe një të ç.arë në zemër. Mamaja e tij, Dava Preci, e kishte të pamundur të shkonte në Britani për seancat gjy.qësore, por sipas BBC ka reaguar me një deklaratë.
“Më 9 Qershor bota më ndryshoi përgjithmonë, e më la të th.yer dhe bosh përbrenda.
Më ka mbetur të imagjinoj imazhet e dh.unës dhe dh.imbjes që djemtë e mi kaluan. Nuk mund të fle në paqe”, është shprehur ajo.