Ishte pasditja e së mërkurës së 22 majit kur Gert Sheqi, doli nga banesa e tij në zonën e “Don Boskos” dhe nuk është kthyer më. Afro një javë dhe 30 vjeçari nuk ka komunikuar më me familjen. Këta të fundit kanë bërë edhe den.oncimin në polici, në Komiasariatin nr: 3, por nuk është arritur ende në gjurmët e të riut.
Në momentin që 30 vjeçari ka dalë nga shtëpia kishte të veshur: Xhup lëkure ngjyrë të errët, pantallona xhins ngjyrë blu të errët, atlete ngjyrë gri, bluzë ngjyrë gri. Një djalë shtatlartë me flokë të qethura shkurt, Gerti i ka pohuar familjes se do të shkonte për tek dentist, destinacion që për familjarët ishte i besueshëm pasi i riu kishte shfaqur probleme dentare.
Ai doli dhe me vete mori pasaportën pasi kartës së identitetit i kishte mbaruar afati si dhe diplomën e Fakultetit të Historisë për ku ka studiuar, dokumente që nëna nuk i gjeti në shtëpi pasi Gerti ishte larguar. Dhe kjo ka vënë në dysh.ime familjen se ndoshta nuk ishte dentisti destinacioni i tij, por një tjetër.
Së fundmi 30-vjeçari,
kalonte kohë në internet dhe një tjetër dysh.im është se ai ka pasur një komunikim virtual, nga i cili mund të ketë marrë vendimin për tu larguar, pasi kohët e fundit ai nuk ishte në marrëdhënie pune dhe kalonte shumë kohë para kompjuterit. Familja thotë se Gerti është një djalë i qetë dhe serioz dhe se kurrë nuk u kishte sjellë tel.ashe në familje.
Pas h.umbjes së të atit, tri vite më parë, ai ishte bërë shtylla e shtëpisë për nënën dhe motrën e tij.
Askush nuk di të thotë pas një jave nga zhdukja e të riut nga Tirana, se farë kishte vendosur me veten, pasi askush nuk din asgjë lidhur me largimin e tij. As telefonin nuk e ka me vete.
Gjatë bisedave që bënte me të ëmën kohë më parë kishte shfaqur dëshirën për të ikur tek daja në Gjermani. Por nga verifikimet e deri tanishme policia nuk ka zbuluar gjurmë nga sistemi që tregon se ai mund të ketë kaluar jashtë territorit shqiptar.