Ka shumë pasiguri në të ardhmen e Chelsea-t. Nga emri i trajnerit, me Maurizio Sarri-n që rrezikon të largohet në fund të sezonit, te qëndrimi i disa lojtarëve. Përveç Hazard, në fakt, mund të largohet edhe Marcos Alonso.
Siç ka bërë të ditur "Evening Standart", spanjolli pëlqehet nga Real Madrid, që po mendon t'ia besojë atij krahun e majtë të mbrojtjes sezonin e ardhshëm.
Për Alonso-n do të bëhej fjalë për një kthim, duke parë se e ka veshur fanellën e madrilenëve në të kaluarën, para se të transferohej te Bolton në 2010-ën. Gjithmonë sipas të përditshmes angleze, lojtari i Chelsea-t ka thënë:
"Jam i lumtur këtu, por të shohim se çfarë do të ndodhë në verë. Jam i përqendruar te finalja e Europa League kundër Arsenal-it, do t ë isha i lumtur të qëndroja, por më vjen mirë edhe për vlerësimet e skuadrave të tjera".
Një "shkelje syri" për Real-in, por edhe për ekipe të tjera që mund të jenë të interesuar për shërbimet e tij. E ardhmja, me pak fjalë, mbetet një mister edhe për 28-vjeçarin.