Arsenali pothuajse është përshëndetur nga gara për top katërshe, pas barazimit 1-1 me Brightonin, të dielën pasdite.

Vetëm mrekullia mund t’ia sigurojë pjesmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm djelmoshave të Unai Emeryt.


Granit Xhaka ishte figura t*ragjike e londinezëve në barazimin me Brightonin, pasi mesfushori kosovar shkaktoi penallti në minutën e 60-të të ndeshjes, derisa Glenn Murray konkretizoi në gol.

Pas ndeshjes, “Whoscored” ka publikuar vlerësimet e lojtarëve, duke i dhënë notën 6.3 mesfushorit, derisa Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 7.5.


Previous Next