Arba Kokalari, shqiptare e cila jeton në Stockholm të Suedisë ka fituar një ulëse në Parlamentin Europian.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, Behgjet Pacolli, ministri i Jashtëm i Kosovës i cili ka thënë që ky është një moment “historik”.


“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”.

Partia e Kokalarit ka fituar 17.6 % me te cilin rezultat iu garanton katër deputetë. Arba Kokallari u lind në Tiranë me 27 nëntor 1986. Ajo ishte mjaft aktive në partinë moderate ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit.


Previous Next