Gjitha bota e futbollit është bashkuar për t’i ofruar mbështetje dhe uruar shërim sa më të shpejtë Iker Casillas.

Portieri legjendar spanjoll, të mërkurën ka p*ësuar një s*ulm në zemër gjatë stërvitjeve të Porto.


Skuadra portugeze ka konfirmuar s*ulmin në zemër për lojtarin e tyre, por ka shtuar se gjendja e tij tani është e qëndrueshme, dhe se ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Shumë skuadra të futbollit, i kanë ofruar mbështetje Casillasit, e në mesin e tyre edhe Barcelona.

“Qëndro i fortë, Iker Casillas! Të urojmë për një shërim të shpejtë dhe të plotë’’ – thuhet në postimin e klubit katalunas në rrjetin social “Twitter”.


Previous Next