Real Madrid ka lëshuar një mesazh i fuqishëm mbështetës për portierin Iker Casillas.

Spanjolli që gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e Real Madridit, sot (e mërkurë) ka p*ësuar një s*ulm në zemër.


Shumë skuadra, lojtarë dhe figura tjera të sportit i kanë dhuruar mbështetje Casillasit.

“Real Madrid dëshiron t’i ofrojë mbështetje të plotë kapitenit tonë të dashur, Iker Casillas”, nis komunikata e skuadrës mbretërore, përcjell ‘lajmi.net’.

“Iker Casillas na ka treguar se si t’i kapërcejmë sfidat më të pabesueshme gjatë karrierës së tij profesionale, duke shtuar në mënyrë të konsiderueshme sukseset në klubin tonë”.

“Ai na tregoi se heqja dorë nuk është në mënyrën tonë të jetesës dhe demonstroi herë pas here se qëndrimi i fortë gjatë sfidave më të vështira është rruga e vetme për fitore”.


Previous Next