Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend që të largohet nga klubi spanjoll.
Në një konferencë për media ai ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një largim të tij nga Santiago Bernabeu, duke theksuar se dëshiron të pensionohet në Real Madrid.
“Jam madrilen, dua të pensionohem këtu. Nuk dua që tifozët të kenë ndonjë dyshim. Ka pasur shumë spekulime rreth të ardhmes time dhe dua të ritheksoj përkushtimin tim për klubin”, është shprehur Ramos.
33 vjeçari tutje është deklaruar edhe për raportet e tij me presidentin e klubit, Florentino Perez.
“Marrëdhënia ime me presidentin është e ngjashme si i babait me të birin”, ka thënë Ramos.