Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo Nazario, ka përmendur pesë lojtarët të cilët ai ka dëshirë t’i ndjek.

Ish sulmuesi ka befasuar me përzgjedhjen e tij, në të cilën ‘harroi’ të përmendte yllin portugez, Cristiano Ronaldo.


I pyetur për pesë lojtarët që shijon duke parë, braziliani ka insistuar se Messi është lojtari më i mirë, dhe se një si ai nuk do të përsëritet edhe në 20 apo 30 vitet e ardhshme.

“Messi, sigurisht, është numri një dhe ka një talent që do të duhet të kalojnë 20 apo 30 vite që të shohim diçka të ngjashme” ka thënë Ronaldo për ‘AS’.

“Gjithashtu më pëlqejnë edhe Salah, Hazard, Neymar dhe sigurisht Kylian Mbappe” ka thënë ndër të tjerash legjenda e Brazilit.

CR7 sigurisht se nuk do të jetë i impresionuar nga kjo listë.


Previous Next