Real Madridi pësoi humbje nga Betis 0-2 dhe kështu mbylli një sezon katastrofal.
Los Blancos përveç problemeve në rezultate, problemet kanë depërtuar edhe te lojtarët – sidomos me rikthimin e Zidane.
Me shumë mundësi, sot ishte ndeshja e fundit e Gareth Bale në ‘Santiago Bernabeu’, pavarësisht se nuk luajti fare dhe për më tepër nuk u ftua të bënte as nxemjet normale, përcjell lajmi.net.
Trajneri Zinedine Zidane pas ndeshjes është kritikuar pse nuk e futi në lojë uellsianin, së paku si një lamtumirë për tifozët e Realit.
Francezi është shprehur tejet i ashpër pas ndeshjes, duke goditur keq ish-yllin e Tottenham: ‘’Nëse mendoj se një lojtar nuk i përshtatet skuadrës, më duhet të bëjë më të mirë për skuadrën’’.
‘’Nëse do kisha katër zëvendësime sot, nuk do ta fusja atë [Bale] në lojë’’, përfundoi ai.