Ekipi favorit për të nënshkruar me yllin e Ajax, Hakim Ziyech është Arsenali, pasi ai zbuloi se një lëvizje në Emirates do të ishte ‘ëndrra e fundit’.

Kjo i bie të jetë një ‘luftë’ mes ekipit nga Londra e Veriut dhe Manchester United, të cilët kanë shprehur interesim për shërbimet e tij më herët.


26-vjeçari ka gëzuar një sezon fantastik me skuadrën holandeze duke fituar titullin e Eredivisie dhe Kupën KNVB, ndërsa gjithashtu ka udhëhequr ekipin e Erik ten Hag në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Ziyech do të lejohet të largohet nga klubi në verë dhe blerësit potencial do të duhet të paguajnë vetëm klauzolën e lirimit prej 25 milionë funteve.

Në një intervistë të vitit 2017, anësori marokien zbuloi se ai do të donte të transferohej në Emirates ose në Camp Nou nëse kjo mundësi do të lindte ndonjëherë.

Kur u pyet nga shoku i ekipit Justin Kluivert se ku do të donte të luante, Ziyech i tha Ajax TV: “Epo, kam dy klube. Janë Arsenali dhe Barcelona. Kjo është ëndrra ime përfundimtare”.


Previous Next