Manchester City dhe Vincent Kompany do të ndajnë rrugët pas përfundimit të këtij sezoni.
Qendër mbrojtësi belg që ka bartur shiritin e kapitenit tek Manchester City do ta lë skuadrën pas 11 viteve qëndrim.
Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e ‘Citizens’, pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku kapiteni pati fatin të gëzonte triumfin në tripletën angleze, transmeton lajmi.net.
Kompany ka regjistruar 360 ndeshje në karrierën e tij me ‘Citizens’, që nga transferimi i tij nga Bundesliga.
Me siguri se goli i tij i fundit me skuadrën do të jetë ai që do të mbahet mend gjithmonë, pasi ishte më i bukuri dhe pati rëndësinë më të madhe.
Goli ndaj Leicester ishte ai që i mundësoi skuadrës së Guardiolas të mbante epërsinë me Liverpool, që në fund doli të ketë vlerën e titullit të kampionit.
Shijojeni edhe njëherë këtë gol, pasi do të jetë i fundit që do të shihni nga Kompany.
Vincent Kompany scores the most important goal of his life against Leicester City to clinch a 1-0 win!
— fifacircle (@fifacircle) May 8, 2019
Pep and his side are one game away from retaining their title.
This weeks TOTW also includes many other great players, notably 95 rated Hazard.
The rest of #totw34 is below pic.twitter.com/vXsJwo0i5p