Tri prej gjashtë skuadrave më të mira angleze, Arsenal, Tottenham e Manchester United do të kenë një garë mes vete, jashtë fushës së blertë.
Skuadrat po përgatiten për një merkato aktive, ku synojnë të përforcojnë skuadrat për edicionin e ardhshëm.
Një prej fazave ku tri skuadrat kanë nevojë për ndryshime është ajo e mbrojtjes. Tri skuadrat kanë identifikuar lojtarin e njëjtë për këtë repart.
‘Dailymail’ raporton se Ozan Kabak është mbrojtësi që pëlqehet nga Arsenal, Spurs e United.
Rënia e Stuttgart në Bundeslgia 2 do ta bëjë edhe më të lehtë punën për skuadrat angleze.
Por, në garë për lojtarin është edhe Bayern Munich, të cilët e kanë monitoruar atë nga afër. Lojtari besohet se mund të jetë i lirë për një shifër prej 15 milionë eurove.