Christian Eriksen ka pranuar se dëshiron të largohet nga Tottenham.
Mesfushori danez Eriksen, i cili ka edhe një vit në kontratën e tij, gjithashtu ka pranuar se dëshiron të luajë te Real Madridi si skuadrën që e ka në zemër, por gjigandët spanjollë ende nuk kanë kontaktuar me Tottenhamin.
Ky lajm është si një ‘bombë’ për Spurs, të cilët tashmë duhet të aktivizohen në merkaton verore pasi largimi i tij është një humbje e madhe, përcjell lajmi.net.
Eriksen tha për Ekstrabladet: “Kam respektin më të madh dhe më të thellë për gjithçka që ka ndodhur te Tottenhami, por kam thënë gjithashtu se do të doja të provoja diçka të re”.
”Unë shpresoj se do të ketë një sqarim gjatë verës. Ky është plani. Në futboll nuk e dini kur vjen një sqarim. Kjo mund të ndodhë në çdo kohë. Gjithkush do ishte i kënaqur nëse ndodh sa më parë, por në futboll merr kohë”.
“Nuk ka shumë pika që Tottenham nuk mund të arrijë. Nëse unë duhet të largohem, atëherë shpresoj se do të jetë një hap përpara”.
“Është një hap, por duhet edhe thirrja e Real Madridit ndaj Tottenham për të më kërkuar mua dhe kjo nuk ka ndodhur, aq sa di unë”, zbuloi danezi për mediat vendase.