Jurgen Klopp me të arriturat e fundit në karrierën e tij, ka dëshmuar se mbetet në mesin e trajnerëve më të mirë që ka sot futbolli.

Ish trajneri i Mainz dhe Borussia Dortmund, tani i Liverpool, ka arritur që në skuadrat e tij të instalojë një mentalitet për lojë atraktive, intensive dhe të bukur për sy.


Përgjatë këtyre viteve, Klopp me skuadrat e tij ka arritur çdo vit në finale të kompeticioneve të mëdha.

Këtë sezon, Liverpooli i Jurgen Klopp ka arritur sërish në finale të Ligës së Kampionëve, dhe sonte (e shtunë) do të kërkojë titullin e lavdisë në Evropë, përballë rivalëve të Tottenham Hotspur.

Në këtë finale, Klopp do të kërkojë të thyejë ‘mallkimin’ e viteve të fundit, ku çdo sezon ka humbur nga një finale, së fundi një vit më parë në Ligën e Kampionëve përballë Real Madridit të Zinedine Zidane.

2013 – Champions League | 1-2 vs Bayern

2014 – German Cup | 0-2 vs Bayern

2015 – German Cup | 1-3 vs Wolfsburg

2016 – Capital One Cup | 1-3P vs Man City

2017 – Europa League | 1-3 vs Sevilla

2018 – Champions League | 1-3 vs Real Madrid.



Previous Next