Ka histori që meritojnë të tregohen dhe që mund të frymëzojnë shumë të rinj që ëndërrojnë të kenë sukses në botën e sportit, duke luftuar mijëra vështirësi.
Një histori e tillë është ajo e Andrew Robertson, një që fitoi medaljen e artë në Ligën e Kampionëve, pasi mundën Tottehamin në finale të shtunën.
Pikërisht ai që në 2012-ën e largët ndiqte ëndrrën që të bëhej futbollist profesionist, por duke luftuar me papunësinë e tij dhe duke shprehur gjithë pakënaqësinë në rrjetet sociale.
Në atë kohë ishte 18 vjeç dhe luante me Queens Park. Paratë mungonin dhe mbrojtësi i majtë ka mbajtur gjallë ëndrrën e tij mes shumë sakrificave.
“Jeta pa para në këtë moshë ta shpif. Më duhet një punë”, kishte shkruar Robertson në 2012-ën në Twitter.
Një “cicërimë” që ai nuk e ka fshirë kurrë dhe që sot ka një shije shumë të veçantë.
Po, sepse gjërat kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë për Robertson, i cili tashmë është stolisur me të artën por ajo çka është më me rëndësi – ai po konsiderohet si një nga më të mirët në pozitën e tij.
Sot, Robertson merr afër 50 mijë funte në javë te “Redsat” dhe është shndërruar në një lojtar shumë kyç në ekipin e Jurgen Klopp.