Edicioni i sivjetmë i Ligës së Kampionëve pati jo pak befasi, me Liverpoolin që në fund arriti të shpallej kampion për herë të gjashtë në histori.

‘Të Kuqtë’ mposhtën në finale Tottenhamin me rezultat të pastërt 2-0, me golat e Mohamed Salah dhe Divock Origi.


Trajneri Jose Mourinho këto kohë ka punuar si analist në shumë media dhe televizione të njohura sportive.

Strategu portugez ka zgjedhur formacionin më të mirë në Ligën e Kampionëve, prej tyre gjashtë futbollistë janë të Liverpoolit.

Mourinho në fazën e sulmit ka zgjedhur Salah, Messi dhe Manen.

Ky është formacioni më i mirë i këtij sezoni në LK sipas Jose Mourinhos:

Formacioni (4-3-3):

Alisson:

Alexander-Arnold, Van Dijk, De Ligt, Robertson:

De Jong, Van de Beek, Eriksen:

Salah, Messi, Mane.


Previous Next