Përfaqësuesja e Kosovës e ka kryer edhe stërvitjen e fundit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para nisjes drejt Podgoricës.

Kosova udhëton drejt kryeqytetit malazez për t’u përballur me Malin e Zi, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e EURO 2020.


Stërvitja e sotme ka kaluar nëpër një atmosferë të shkëlqyeshme, çka e dëshmon edhe fotoja më lartë, shkruan lajmi.net.

‘Dardanët’ e kanë zhvilluar vetëm një ndeshje në kampanjën kualifikuese, ku barazuan 1-1 ndaj Bullgarisë në Prishtinës.

Pikërisht bullgarët do të jenë kundërshtarët e ardhshëm pas Malit të Zi, me ndeshjen e cila do zhvillohet më 10 qershor.

Kujtojmë se ndeshja e së premtes do luhet pa tifozë, pasi UEFA ka dënuar shtetin malazez për shkak të fyrjeve raciste.

Kosova do mbajë të enjten konferencën për shtyp dhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku edhe do të luhet ndeshja.



Previous Next