Një nga temat më të diskutueshme për këtë edicion do të jetë edhe ‘Topi i Artë’.

Çmimi i më të mirit në botë jepet në muajin janar, ndërsa sivjet shkoi në duart e Luka Modric, për të cilin jo të gjithë ishin dakord.

Por një luftë më e ashpër po vije këtë sezon, pasi ‘Topi i Artë’ është më i diskutueshëm se kurrë.


Mediat botërore kanë publikuar edhe dy emrat e mundshëm të cilët janë favorit për këtë sezon për ta rrëmbyer çmimin e më të mirit.

Bëhet fjalë për yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe mbrojtësin e Liverpool, Virgil Van Dijk.

Lionel Messi

Ylli argjentinas e ka fituar edhe pesë herë të tjera çmimin në fjalë, teksa ndan vendin e parë me Cristiano Ronaldon si lojtarët me më së shumti ‘Ballon d’Or’ të fituar.

31-vjeçari ishte favoriti absolut për ta fituar ‘Topin e Artë’, por eliminimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe humbja në Kupën e Mbretit e kanë vënë sërish në diskutim çmimin e më të mirit.

Messi ka fituar vetëm La Liga-në, aty ku është paraqitur 34 herë dhe ka shënuar 36 gola, njëherësh golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe fitues i ‘Këpucës së Artë’ në Evropë.

Në Kupën e Mbretit, ai ka luajtur pesë ndeshje dhe ka realizuar tre gola, por pa arritur ta ngrejë trofeun me duar.

Në Ligën e Kampionëve, numri 10 i Barcës është paraqitur 10 herë, duke shënuar 12 gola – golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni.

Në total, Lionel Messi ka bërë 50 paraqitje dhe ka shënuar 51 gola.

Virgil Van Dijk

Kundërkandidati kryesor i Messit për ‘Topin e Artë’ si rrallëherë pritet të jetë një mbrojtës.

Virgil Van Dijk po shihet si fitues potencial i ‘Topit të Artë’, falë paraqitjeve mbresëlënëse që ka pasur me Liverpoolin këtë edicion.


Mbrojtësi holandez ka luajtur çdo ndeshje në Premierligë, duke realizuar katër gola – por pa mundur ta fitojë trofeun.

Van Dijk nuk është paraqitur as në Kupën e Ligës dhe Kupën FA, aty ku ‘Të Kuqtë’ u eliminuan në faza të hershme.

27-vjeçari luajti rol kyç në triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, pasi u paraqit 12 herë dhe shënoi dy gola.

Megjithatë, fakti që e bën konkurrues me Messin është se në 64 ndeshjet e fundit ai nuk është dribluar asnjëherë – as kur kishte përballë argjentinasin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Se kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’ sivjet mbetet shumë në dyshim, pse jo të ketë edhe një emër të ri në skenë.


Previous Next