Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përforcohet edhe me një futbollist tjetër të talentuar. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija, raporton Gazeta Express.


Gazeta Express ka siguruar edhe dokumentin ku shkruhet: “Unë Florent Muslija zotohem se nga grumbullimi i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës në futboll në shtator do të jem pjesë e ekipit dhe me nder e krenari do të barti fanellën e Kosovës”.

Ai është takuar me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi gjatë ditës së sotme ku është zgjidhur gjithçka. 20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin e shkuar shënoi dy gola në 17 paraqitje. Për U20 e Gjermanisë ka shënuar një gola në pesë ndeshje. Me Hannoverin gjerman, Muslija ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.


Previous Next