Për shumë njerëz futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messi, sot feston ditëlindjen e tij të 32-të.

Messi, gjatë 32 viteve të tij, ka arritur që të regjistrojë një karrierë ëndrrash në sportin e futbollit, që në fundin e saj, për shumë kë do të jetë më e mira që është parë në histori të këtij sporti.


Me një fëmijëri të vështirë dhe me probleme shëndetësore, Leo rekrutohej nga Barcelona për të pranuar ndihmë mjekësore, që më vonë t’i sillte skuadrës triumfet më të mëdha në futboll.

Anash sukseseve me klubin, Messi sigurisht se ka regjistruar edhe suksese individuale, të cilat bëjnë që ai të llogaritet si prej më të mirëve, nëse jo më i miri që ka luajtur këtë sport.

Sot, kur numërohet ditëlindja e 32-të e argjentinasit, në regjistrat e tij ka 719 ndeshje të luajtura(155 me Argjentinën), ku ka shënuar 698 gola.

Messi me skuadrën e Barcelonës numëron 10 La Liga të fituara, 7 Superkupa të Spanjës, 6 Kupa të Mbretit, 4 Liga të Kampionëve, 3 Superkupa dhe 3 Kupa të Botës për Klube.



Previous Next