A ka vendosur më në fund Charlie Adam të bëjë paqe me Xherdan Shaqiri?

Charlie Adam nuk ka folur asnjë fjalë, por vet fakti se ka postuar foto të Xherdan Shaqirit duke festuar triumfin në Champions League, mund të jetë një lloj mesazhi për paqe.


Ish-mesfushori i Liverpoolit e kritikoi shumë Shaqirin pasi u largua nga Stoke City pas rënies në Championship.

Adam më herët kishte thënë se “të ashtuquajturit lojtarët e mëdhenj” te Stoke nuk bënë sa duhet për të ndihmuar klubin të mos binte në Championship.

“A ishte ai (Shaqiri) një prej tyre? Oh, definitivisht”, kishte thënë Adam për ”talkSPORT”.

“Kur gjërat nuk janë mirë ju shikoni lojtarët e mëdhenj, dëshironi që lojtarët e mëdhenj të sjellin magji në një moment të sezonit, dhe me kohë ne ndjemë se të ashtuquajturit lojtarët e mëdhenj në skuadër asnjëherë nuk u ndezën për ne dhe nuk performuan kurrë”.

Mirëpo, tani duket se ka vendosur që në heshtje, me këtë foto të triumfit të mbrëmshëm – t’i lë anash keqkuptimet dhe të bëjë paqe me shqiptarin.

Xherdan Shaqiri është shpallur kampion i Evropës për të dytën herë në karrierë.

27-vjeçari e kishte shijuar ndjenjën e të qenit kampion i Evropës edhe në vitin 2013, kur me Bayern Munichun e mposhti Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve. Në atë kohë, Dortmundi drejtohej nga Jurgen Kloppi.

Megjithatë, këtë vit, për dallim nga viti 2013, edhe Kloppi e edhe Shaqiri e mbyllën sezonin e Ligës së Kampionëve me buzëqeshje në fytyrë.



Previous Next