Festa e madhe e ekipit të Liverpool pas triumfit në Ligën e Kampionëve nuk ka shkuar mirë për të gjithë.

Ishte Georginio Wijnaldum i cili ishte futur ‘live’ në Instagram, por papritmas i ra telefoni në tokë.


Mijëra tifozë të Liverpulit ishin rreshtuar rrugëve për t’i pritur heronjtë që ishin kthyer nga finalja e Ligës së Kampionëve. Dhe shumë nga ata që ishin në bord kapën momentin me telefonat e tyre, përcjell lajmi.net.

Wijnaldum po e transmetonte paradën e ekipit ‘live’ në Instagram dhe të gjitha po ecnin normalisht derisa telefoni i ra në tokë.

“Ky është telefoni i ti!”, tha një tifoz.

Telefoni pastaj iu kthye mesfushorit holandez, që diskutoi me Virgil Van Dijk.

Pas testimit të kamerave të përparme dhe mbrapa, Wijnaldum u tha shikuesve të tij: “Është ende duke punuar!”



Previous Next