V*dekja e hershme e Jose Antonio Reyes ka tronditur botën e futbollit dhe jo vetëm.

Pasi u bë publik lajmi se Reyes v*diq pas një a*ksidenti të frikshëm automobilistik dhe foto më pas tregonin shkatërrimin që pësoi makina e tij, kanë dalë në sipërfaqe edhe faktet e reja.


Shpejtësia e madhe ishte shkaktarja e këtij a*ksidenti të tmershëm. Ish-sulmuesi i Sevillas, Arsenalit, Real Madridit dhe Atletico Madrid u p*ërplas me një shtyllë, para se të përfundojë në një kanal anash dhe rrugës, ku makina u shkatërrua nga flakët, transmeton lajmi.net.

Për pasojë humbi jetën edhe nipi i tij, 23-vjeçar, ndërsa një familjar tjetër është në gjendje të rëndë dhe ka pak gjasa shpëtimi.

Sipas mediave spanjolle Reyes ka qenë në shtëpinë e tij në Utera, ku takoi gruan dhe fëmijët e tij dhe më pas u nis drejt Sevillas.

Mësohet se shpejtësia ka qenë faktori kryesor që shkaktoi këtë a*ksident fatal të 35-vjeçarit, i cili nuk ka mundur ta mbajë makinën në hyrje të një kthese.

Plot 193 kilometra në orë ka qenë shpejtësia e makinës në momentin që është përplasur, 83 km/h më shumë sesa shpejtësia e lejuar në atë rrugë.



Previous Next