Paul Pogba në vitin 2016 për 105 milionë euro finalizoi transferimin nga Juventus te Manchester United.

Mesfushori francez u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke thyer një rekord që në 16 vitet e fundit mbahej nga Real Madrid.


Që nga viti 2000, Real Madrid me transferime të lojtarëve mbante rekordin për transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit.

Gjithçka filloi me Luis Figon në vitin 2000, Zinedine Zidane në vitin 2001, Cristiano Ronaldo në vitin 2009 dhe Gareth Bale në vitin 2014.

Ky dominim i Real Madridit u thye në vitin 2016 nga Manchester United me transferimin e Pogbas.

Por, një vit më vonë, PSG për 222 milionë euro transferojë Neymarin nga Barcelona, rekord që vazhdon të mbahet edhe sot.



Previous Next