Nuk ka mbushur ende një sezon tek Milani, por aventura e tij me kuqezinjtë mund të mbyllet këto ditët e fundit të merkatos dimërore. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Florentino Perez ka shpërfillur këshillën e Zinedine Zidane se nuk ka nevojë për përforcime të tjera këtë janar, është duke u përgatitur për t’i shkëputur Milanit Leonardo Bonuccin.Ndërkohë, për Bonuccin interesimi i Chelseat të Antonio Contes është i vazhdueshëm, megjithëse vetë Milani ka këmbëngulur disa herë se nuk ka asnjë synim që ta shesë kapitenin në këtë merkato.