Prishtina luan sot (e enjte) ndaj ekipit nga Gjibraltari, St Joseph’s, ndeshja e vlefshme për parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Skuadra më e trofeshme kosovare zhvillon sot ndeshjen e shtatë ndërkombëtare, të gjitha në kuadër të Ligës së Evropës.


‘Bardhkaltrit’ do tentojnë ta vazhdojnë serinë pozitive në këtë fazë, veçanërisht kundër ekipeve nga Gjibraltari, shkruan lajmi.net.

Ekipi i Mirel Josës është absolutisht favorit i madh në këtë takim, por kjo duhet të dëshmohet edhe në fushë nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Prishtina nuk do të ketë mungesa të theksuara, përveç ardhjeve të reja si Ahmed Januzi dhe Tun Bardhoku të cilët nuk u lincecuan nga klubet respektive Llapi e Vëllaznimi.

Gjyqtarë të kësaj ndeshje do të jenë: Helgi Mikael Jonasson, Birkir Sigurdarson, Bryngeir Valdimarsson – Povaldur Arnason (Islandë).


Previous Next