Pasi FC Barcelona dhe Valencia CF njoftuan dje transferimin e Jasper Cillessen me vlerë prej 35 milionë euro, klubi katalanas ka zyrtarizuar nënshkrimin me portiern Norberto Murara 'Neto' për 26 milionë euro, plus 9 sosh bonuse.


Portieri brazilian, i cili ka mbushur 30 vjet më 19 korrik, ka luajtur katër sezone me Valencian.Pavarësisht njoftimit të nënshkrimit të sotëm, transferi nuk do përfshihet si i sezonit 2018/19, pasi do të kompletohet më 1 korrik, transmeton lajmi.net.

Klauzola e lirimit të tij është 200 milionë euro, ndërsa nuk është përcaktuar data se kur do të fillojë stërvitjet me Barçën. Neto ka luajtur 67 ndeshje në total me Valencian, ndërsa ka qenë titullar i padiskutueshëm në dy vitet e fundit.



Previous Next