Harun Brahimi është diagnostifikuar me një sëmundje e që trajtimi i së cilës nuk mund të mbulohet nga familja e tij.
Shërimi i Harunit kushton plot 600 mijë euro, transmeton Insporti. Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Labinot Tahiri ka filluar grumbullimin e shumës së parave për t’i dalë në ndihmë familjes së Harunit.
Për shërimin e Harunit, ka kontribuar edhe reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha i ka dhuruar 1000 mijë euro për shërimin e Harunit.
Deputeti Tahiri në rrjetin e tij social, Facebook ka publikuar mesazhet që i ka shkëmbyer me futbollistin Berisha në “Whatsapp”.
Ndërsa kush ka mundësi t'i ndihmoj atij, shihni më poshtë postimin e babait të Harunit.