Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kampione të botës. Amerikanet shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Holandës, në ndeshjen finale të Kampionatit Botëror, që u zhvillua në stadiumin “Parc Olympique” në Lyon.


Atmosferë drithëruese, lojë shumë e mirë dhe amerikanet triumfuan me plotë meritë! Pjesa e parë e sfidës përfundoi pa gola, por në periudhën e dytë amerikanet ishin më energjike dhe shënuan dy gola të shpejt duke i dhënë goditje Holandës që kërkonte të bënte historinë. Në minutën e 60-të, van der Gragt shkaktoi penallti, pasi ndërhyri ndaj Morgan.

Përgjegjësinë e mori Megan Rapinoe e cila gjuajti me aq gjakftohtësi nga penalltia, duke e lënë të shtangur portieren holandezë, 1:0 pikërisht në minutën e 61-të.

Pas 8 minutave (69’) gjithçka u qartësua se kush do të jetë kampion i ri i botës. Futbollistja Rose Lavelle me një lëvizje mjeshtëroren dhe nga rreth 15 metra godet fuqishëm dhe topi përtokë e në këndin e majtë të portës holandeze, 2:0.

Gol që preu këmbët e futbollisteve të Holandës, që nuk kishin fuqi të bëjnë asgjë deri në fund, ndërsa amerikanet triumfuan dhe festojnë këtë sukses të madh të tyre.



Previous Next